Flash News

KRYESORE

Dënimi i Shullazit, OSBE: Presim të shohim më shumë arrestime, kriminelët e kanë vendin në burg

Dënimi i Shullazit, OSBE: Presim të shohim më shumë

OSBE ka reaguar pas vendimit të gjykatës e cila dënoi të ashtuquajturin grupi ‘Shullazi’. Në reagimin e saj, OSBE thotë se e mirëpret këtë vendim teksa shton se pret të shohin më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm.

“Prezenca e OSBE-së mirëpret vendimin e gjykatës për çështjen Shullazi. Gjithashtu, jemi të inkurajuar nga operacionet e muajve të fundit kundër krimit të organizuar dhe, së bashku me qytetarët shqiptarë që respektojnë ligjin, presim të shohim më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm. Mbështesim vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të përshkallëzuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kriminelët e kanë vendin në burg!”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Të fundit