Flash News

KRYESORE

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, ja kur pritet të dalë përgjigja e KAS

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, ja kur pritet të dalë

Ekipi Skënderbeut, i cili u dënua nga UEFA me 10 vite përjashtim nga kompeticionet evropiane dhe 1 milionë euro gjobë, tashmë është në pritje për të marrë vendimin e KAS-it në lidhje me pjesëmarrjen në Europë për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht se në fillim u fol se data 5 qershor do të ishte edhe dita kur KAS do të shprehej në lidhje me këtë çështje, ende nuk ka asnjë të re për sa i përket të ardhmes së klubit korçar.

Sipas burimeve të “Panorama Sport”, data e fundit në bazë të afateve të përcaktuara, për sa i përket kërkesës për ngrirje të vendimit të UEFA-s në formën e sigurimit të padisë, përfundojnë ditën e sotme dhe me shumë mundësi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të shprehet me një e-mail zyrtar drejtuar palëve të interesuara që në këtë pikë janë Skënderbeu, Federata Shqiptare e Futbollit dhe vetë UEFA si organizator i kompeticionit.

Mirëpo, duke parë se dita e sotme është ditë pushimi zyrtar, si pjesë e fundjavës, mund të ndodhë që ky vendim të jepet ditën e hënë nga ana e KAS-it në Lozanë.

Deri atëherë, Skënderbeu do të jetë në pritje për të mësuar fatin e vet për sezonin e ri futbollistik në Europë, që do t’i vendosë të gjitha.

Të fundit