Flash News

KRYESORE

Dënimi për Flamurtarin duhet të ishte marrë dje, arsyeja pse FSHF shtyu vendimin e Komisionit të Disiplinës

Dënimi për Flamurtarin duhet të ishte marrë dje, arsyeja pse

Vendimi lidhur me incidentet pas ndshjes në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, ku u sulmuan gjyqtarët nga Fieri, Emirion Sino dhe Ilir Tartari, duhet të ishte marrë ditën e djeshme nga Komisioni i Disiplinës.

Por pas katër orësh mbledhje , vendimi u shty dhe u la që sot në mëngjes të rishikohen materialet dhe të vendoset përfundimisht.

Sipas “Panorama Sport”, anëtarët e Disiplinës, pasi shqyrtuan raportet e zyrtarëve të ndeshjes, por edhe pretendimet e organizatorëve, në rastin konkret klubit të Flamurtarit, ishin gati të jepnin një vendim drastik.

Mësohet gjithashtu se burime pranë FSHF-së, kanë kërkuar edhe përjashtimin e Flamurtarit nga Kategoria Superiore, duke e krahasuar rastin me dënimin që iu dha Bylisit në vitin 2014, teksa në Ballsh u godit ish-shefi i sektorit të garave, Besnik Çela.

Të fundit