Flash News

KRYESORE

Dënohen me burg Albin Kurti dhe tre deputetë të Vetëvendosjes, Gjykata: I shpëtojnë qelisë nëse nuk kryejnë vepra penale

Gjykata e Prishtinës ka shpallur fajtorë katër deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, mes tyre edhe ish-kryetarin Albin Kurti. Deputetët janë dënuar për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe pengimin e personave zyrtarë.

Albin Kurti është dënuar për të dyja veprat me 1 vite e 6 muaj burg.

Donika Kadaj-Bujupi është dënuar për të dyja veprat me 1 vit e 3 muaj burg.

Albulena Haxhiu është dënuar për të dyja veprat me 1 vit e 3 muaj burg.

Faton Topalli është dënuar për të dyja veprat me 1 vit e 2 muaj burg.

Megjithatë, Gjykata ka dhënë një vendim të dytë duke i shpëtuar deputetët nga qelia, me kushtin që të mos kryejnë asnjë vepër penale për të paktën dy vite.

Të fundit