Flash News

KRYESORE

Dënohet me burg administratori i Spitalit Gjerman, akuzohet për mashtrim me vlerë 2 milionë euro

Dënohet me burg administratori i Spitalit Gjerman, akuzohet për

Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për administratorin e Spitalit Gjerman, Lefter Sulkaj i cili akuzohet se ka kryer mashtrim në vlerën 2 milionë euro.

Ditë më parë Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa prokuroria kishte apeluar vendimin.

Sulkaj akuzohet se mashtronte qytetarët me shuma të mëdha parashë nga 500 deri në 1.5 milion euro duke u premtuar se në këmbim do tu ofronte aksione.

Po ashtu administrator i Spitalit Gjerman akuzohet se t se ka mashtruar katër bankave të nivelit të dytë duke i marrë shumë të mëdha parash dhe dhe në këmbin kishte lënë aksionet.

Mashtrimet e tij u zbuluan pas denoncimeve të shumta të qytetarëve. Pas hetimeve dy javë më parë Gjykata e Tiranës urdhëroi arrest me burg për Sulkaj me akuzën e mashtrimit. Por, qëndrimi në qeli zgjati vetëm 48 orë pasi një vendim i beftë i gjykatës e la atë të lirë, pasi vendosi ndaj tij arrest shtëpie.

Pas hetimeve intensive Gykata e Apelit në Tiranë vendosi sot sërish rikthimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, por deri tani nuk dihet nëse ky urdhër është ekzekutuar ose jo, pasi inspektorët shprehen të rezervuar për vendodhjen e tij.

 

 

 

Të fundit