Flash News

KRYESORE

“Dënohet me 4.6 vite burg”, Dritan Zagani i përgjigjet Carlo Bollinos: Punë e ndritur, së shpejti dalin faktet

Ditën e sotme, e përditshmja ‘shqiptarja.com’ ka publikuar një shkrim, ku thekson se ish-oficeri i sektorit të antidrogës, Dritan Zagani është dënuar me burg nga Gjykata e Fierit.

Sipas medias së drejtuar nga Carlo Bollino, Zagani, sot azilant në Zvicër, është deklaruar fajtor dhe dënuar me 4.6 vite burg për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”.

Për këtë informacion të publikuar sot, Zagani ka reaguar në rrjetet sociale dhe i përgjigjet drejtorit të gazetës Bollino, fillimisht duke hedhur poshtë lajmin se ai është dënuar, ndërsa thekson se së shpejti do të zbardhen fakte të reja mbi atë që ai e quan ‘farsa e fundit’.

“Faleminderit shegertit të Rilindjes Carlo Bolino, sepse fale punës se ndritur që ai bën,si dhe shegertëve të tij u zgjova me një lajm që se kisha akoma as nga avokati im...së shpejti me zbardhjen e fakteve mbi farsën e fundit...!

P.s...falënderoj dhe Naqen për përfundimin e shkallës së parë më në fund...!”, shkruan Zagani.

Ndërkohë, në shkrimin e “Shqiptarja.com” theksohet po ashtu se “i gjithë procesi gjyqësor kundër Zaganit është zhvilluar në mungesë të tij, dhe akuzat për të cilat ai është dënuar kanë të bëjnë për bashkëpunim pa autorizim me një oficer të Guardia Di Financia, të cilit u jepte informacion, përkundrejt pagesave në euro”.

Të fundit