Flash News

KRYESORE

Dënohet me gjashtë vjet heqje lirie ish kryeministri i Kroacisë për korrupsion

Dënohet me gjashtë vjet heqje lirie ish kryeministri i Kroacisë

Ish kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader u dënua me gjashtë vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë në Zagreb, pasi u shpall fajtor për korrupsion.  Ai akuzohet se mori një ryshfet me vlerë 10 milionë euro nga kompania hungareze MOL, ndërsa i shiti grupit një pjesë të kompanisë kroate të naftës “INA”.

Gjykata vendosi që ish president i 'Mol', Zsolt Hernadi, të dënohet me dy vjet burgim në mungesë. Zsolt Hernadi gjithmonë ka refuzuar të paraqitet në gjyq duke e konsideruar atë një gjyq politik.

Sanader është dënuar në dy raste të tjera korrupsioni, njëra prej të cilave është konfirmuar edhe në Gjykatën e Kasacionit, ndërsa një gjykim i tretë është ende në vazhdim.

Sanader ka drejtuar qeverinë kroate nga viti 2004- deri në 2009. më pas ai dha dorëheqjen, ndërsa në vazhdim ndaj tij kanë nisur procese hetimore.

Të fundit