Flash News

KRYESORE

Denoncim: "Stafi i Urgjencës në Senatorium nuk e ka marrë shpërblimin 1000 euro"

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon denoncimim e një pjesëtari të të stafit të Urgjencës së spitalit "Shefqet Ndroqi", i cili i shkruan se ende nuk e kanë marrë shpërblimin prej 1000 eurosh.

Në mesazhin që Berisha bën publik në Facebook, shkruhet se

po kërkohet që shpërblimi të ndahet, në mënyrë që të përfitojë edhe administrata.

"Denoncon Edvin genjeshtren per mashtrimin e radhes!

Stafit te urgjences te spitalit Shefqet Ndroqi nuk u jepet bonusi i premtuar si veshtirsi per covid19!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Persh dua te bej nje denancim jemi stafi urgjences senatorjum nuk na kan dhen shperblimin akoma 1000 e .qsuteja e ka mare ne duan te na i pergjysmojn se ju japin dhe administrates. Te lutem postoje se neser do e ndajn mbase ndryshojn menje .Anonim te lutem", shkruhet në postimin e Berishës.

Kujtojmë se Rama u premtoi mjekëve dhe infermierëve në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19 do të përfitonin nga 1000 euro shpërblim.

Të fundit