Flash News

KRYESORE

Denoncimet në ‘Facebook’, Policia e Shtetit kallëzim penal ndaj Sali Berishës

Denoncimet në ‘Facebook’, Policia e Shtetit kallëzim penal

Policia e Shtetit ka reaguar ndaj denoncimeve që ish-kryeministri Sali Berisha publikon në profilin  e tij në ‘Facebook’, shpesh duke hedhur akuza edhe nga këtij institucioni.

Policia bën me dije në media se do të reagojë me kallëzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të denoncimeve, që i cilëson ‘shpifje’ nga Prokuroria.

“Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallëzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha.

Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit”, sqaron policia.

Të fundit