Flash News

KRYESORE

Denoncimi i Bashës: Ky është qarku ku dy kandidatë të PS janë vendosur nga krimi

Denoncimi i Bashës: Ky është qarku ku dy kandidatë të

Kryeopozitari Lulzim Basha ka denoncuar dy kandidat të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit që janë diktuar nga krimi. Ndonëse nuk përmendi emra, Basha tha në emisionin “Arena” se këta kandidatë janë vendosur nga banditët.

“Në Republikën e vjetër kemi ndryshimet kushtetuese të 2008-s që unë nuk kam qenë shumë dakord. Na tregoi edhe një herë që në rruga për në ferr të shkojë me qëllime të mira. Por çfarë ndodhi? Solli kriminelë në Parlament. Në Durrës, ke dy kandidatë të PS që i ka diktuar krimi, banditë. I dimë ne këto. Ky është sistem katastrofë. E ka shkatërruar lidhjen midis politikanit dhe qytetarit. E di ti që nuk kanë shkuar 3 vjet që të takojnë njerëzit. Po nuk deshën kundërshtarët e mi politikë do ta bëjë për qytetarët. Ke ardhur në çadrën e PD dhe të falënderoj. Shqiptarët kanë në dorë ta bëjnë këtë më 25 qershor. Unë jam i vendosur të ndryshojë”, ka deklaruar Basha.

Privatizimi i OSHEE? Lulzim Basha: Nuk është tabu, por jo në favor të oligarkëve

Largimi i Topallit, Bregut, Patozit, Imamit/ Basha: Ndryshimi i listës solli shumëfishim të njerëzve në mitingje

Të fundit