Flash News

KRYESORE

Denoncimi/ Berisha: Rama çliron djalin e deputetit të PS nga 7 vepra penale

Denoncimi/ Berisha: Rama çliron djalin e deputetit të PS nga 7 vepra

Një ditë pas arrestimit të Rexhep Rrajës, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social "Facebook" një denoncim nga qytetari digjital.

Në denoncimin e publikuar, Berisha akuzon Ramën se po e çliron djalin e deputetit nga 7 vepra penale, duke e akuzuar vetëm për atë më të lehtën, për "Përndjekje".

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Kryepërdhunuesi Edvin Kristaq Rama çliron nga 7 vepra penale përdhunuesin e partisë së tij, Rexhep Rraja!

Prokurori dixhital shkruan. sb

“Përshendetje Doktor, dje nga zyra e Edi Ramës doli urdhëri i prerë që Rexhep Rraja të akuzohet vetëm për nenin 121/a të përndjekjes. Ndërkohë që janë shkelur në flagrancë nenet që vijojnë:

▪Neni 84 - Kanosja

- Denim me gjobë ose burgim gjer në 1 vit

▪Neni 90 - Dëmtime të tjera me dashje

- Denim me gjobë ose burgim gjer në 6 muaj

▪Neni 102 - Mardhenia seksuale me dhune me të rritura

- Denim 3 gjer në 10 vjet burgim

▪Neni 104 - Mardhenia seksuale ose homoseksuale me kërcënimin me përdorimin e armës

- Denim 5 gjer në 15 vjet burgim.

▪Neni 110 - Heqja e paligjshme e lirisë

E kap pjesa ku shkaktohen edhe lëndime fizike.

- Denim 3 gjer ne 7 vjet burgim.

▪Neni 278 - Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve

- Denim me gjobë gjer në 7 vjet burgim.

▪Neni 301 - Veprime që pengojë zbulimin e së vërtetës

-Denim me gjobë ose burgim gjer në 3 vjet.”

Të fundit