Flash News

KRYESORE

Denoncimi i Berishës: Mungon ngrohja ne spitale, qytetarët janë braktisur nga shteti

Denoncimi i Berishës: Mungon ngrohja ne spitale, qytetarët janë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa mesazhe të qytetarëve të përmbytur të cilët kërkojnë ndihmë.

Berisha shprehet se qytetarët janë të braktisur si të një vendi pa shtet.

Në mesazhet e qytetarëve ngrihet problemi i ngrohjes në spitale dhe i përmbytjes dhe izolimit të fshatrave.

Statusi i plotë:

Qytetaret te braktisur si te nje vendi pa shtet!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital dhe shikoni videon e njerit prej tyre!

Banore te rrethuar nga uij pa asnje ndihme,

Spitale pa ngrohje

Fshatra pa uje dhe 4 dite pa drita

Banore te nje shteti te falimentuar! sb

- "Zoti berishe jam nje qytetar I tiranes erdha sonte me vajza ne pediatrin e tiranes ne urrgjens me than me shtru vajzen 1 vjece dhe ma shtruen ne pediatri dhe gjirh naten ne spital kemi ndejtur gjith paceintat dhe si kan ndezur kaldaja jemi merrdhit nga I ftohti cfar shteti eshte ky ku femijet me teperatur dhe semur dhe I kan lan pa ngrohje Se I Marin leket e naftes per xhepat e vet.zoti berisha te lutem ngrije si problem por te lutem mos ma publiko emrin Me respekt "

- "Prsh z.sali berisha..... jam banor i qendres admistrative komuna katundi ri durres..... kjo eshte situata e lumit erzen ne fshatrat sukth.shenaprene dhe katund i ri..... jemi te bllokuar nga 2 dit .nuk arrijme dot as me marre as ushqime ne supermarket dhe dyqane..... sa ishit ju ne qeveri nuk u be asnjehere kjo situate...... flm doktor qe je ne mbeshtetje te popullit .ju pershendes shume.me respekt .flm"

- "Pershendetje, jam nje banor i fshatit kashar kemi nga 3 dit pa drita kemi mar ne tel oshe nuk na jep as nje lloj shpjegimi....ju lutem anonim"

- "Psh.zoti Berisha un qe po ju ju shkruj jam nje zonj qe banoj ne rrugen shkendia nm 76 te zones se kamzes kemi 78 ore pa drita ujin e nxjerrim me ane te pusit Po pa drita nuk kemi as uje vjerren e kam te paralizume a mund ti besh thirrje Edvin rames mos ba te mirin atje ne parlament po intereso per qytetaret e mjer po me sa di un kemi ngelur pak ma shum jash interest njerzor nga qe njihemi si lagje demokrate me rrespekte zonja demokrate"

- "Prsh zoti Berisha .

Jam nga nje fshat i devollit dhe kemi ngelur ka 4 dit pa energji elektrike , kemi pyetur te gjitha organet kopetente por nuk ka patur zgjidhje .Nga fshti Bracanj dhe Dobranj

Te lutemi ta coni sa me lart kete shqetesim . Flm"

- "Pershendetje JaNE mbytur mbreme ne triport anijet e peshkatareve ,se ska vende ku ti strehosh keto anije"

 

Të fundit