Flash News

KRYESORE

Denoncimi/ Dy muaj pas konkursit, ministria e Drejtësisë nuk shpall emrat e fituesve për përkthyes. Dyshime për ndërhyrje në proces

Denoncimi/ Dy muaj pas konkursit, ministria e Drejtësisë nuk shpall

Një denoncim ka mbërritur në adresën e Politiko.al. Denoncuesi ndan shqetësimin sa i takon shpalljes së emrave të fituesve për përkthyes në ministrinë e Drejtësisë.

Para dy muajsh është zhvilluar konkursi ndërkohë që në faqen on-line të ministrisë janë shpallur pikët që ka marr secili prej konkurrentëve (publikimi i pikëve është bërë që në 27 dhjetor), por ende nuk janë publikuar emrat e fituesve.

Kjo ka ngritur dyshime tek kandidatët pjesëmarrës për një ndërhyrje në proces.

Të gjithë aplikantët kanë paguar nga 5000 lekë të reja për t’u bërë pjesë e provimit.

Linku që tregon pikët që ka marrë secili prej kandidatëve pjesmarrës në provim. http://www.drejtesia.gov.al/al/newsroom/lajme/tabela-e-vleresimit-te-kandidateve-pjesemarres-ne-konkursin-per-perkthyes-te-autorizuar-per-perkthime-zyrtare-per-ministrine-e-drejtesise-per-vitin-2018&page=3

Të fundit