Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Denoncimi i Fiks Fare: Një 'biznesmen' mashtron shqiptarët për në Suedi, paguajnë nga 800 euro
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së premtes mashtrimin që iu bëhet shqiptarëve për të emigruar për në Suedi. Një "biznesmen" ka publikuar në gazetën "Çelsi" disa njoftime, ku kërkon staf për në Suedi. Ai kërkon kamerier, shofer, pastruese, punonjës mobilierie dhe hidraulik. Në të gjitha këto njoftime është i njëjti numër telefoni; 0046769324122. Qytetarët nisen nga qyteti i Tiranës për në Tetovë, Maqedoni, një rrugë e gjatë 252 kilometra, e cila përshkohet në rreth 4 orë. Ndërkohë, nga Tetova nisen me autobus drejt qytetit të Malmos në Suedi, një rrugë rreth 2192 kilometra e gjatë, ku kalon në Serbi, Hungari, Sllovaki, Çeki dhe Gjermania. Me autobus dhe tren, shqiptarët nisen nga Malmo drejt Stokholmit, një rrugë e gjatë 613 kilometra.
"Shqiptarët paguajnë 700-800 euro"
Në redaksinë e emisionit "Fiks Fare" telefonoi një emigrant shqiptar në Suedi, i cili punon në stacionin qendror të trenit në Stokholm. "Jetoj në Suedi prej 3 vitesh. Para pak muajsh ka filluar një problem, po që i ka rrënjet para shumë kohësh. Disa shqiptarë këtu në Suedi kanë mashtruar shumë njerëz duke u premtuar punë, një të ardhme më të mirë. Disa prej atyre paguajnë lekë, shuma prej 750 eurosh. Më pas nuk u dalin në takime. Vinë këtej dhe mbeten rrugëve, janë hallexhinj" thotë ai. Më tej shton se te restoranti ku punon takon shumë shqiptarë. "Problemet nisin se aty dëgjojnë se flasim shqip, këta persona më kërkojnë ndihmë. Më kanë ardhur tre persona, po kam dëgjuar edhe për persona të tjerë. Është një person që ka vënë njoftime te gazeta Çelsi, me një numër suedez. Ky personi ka vënë një emër që quhet Nikolin Prenga, disa thonë që është nga Lezha, disa thonë nga Shkodra. Disa thonë që ka edhe një emër tjetër. Këtë numër që ka ky personi e kam kërkuar në Suedi, po smë del. Me numrin e telefonit del vetëm një facebook fallco" thotë emigranti, në një intervistë për Fiks Fare. Më tej shton, se një person e ka ndihmuar për t'u kthyer në Shqipëri. "Ai erdhi me një premtim pune prej 3800 euro në muaj. S'i ka dhënë asnjë përgjigje. Sa i tha se jam në Suedi, ai s'iu përgjigj më. Një person tjetër e ka mashtruar i ka thënë që do vish në Suedi, kemi kontratë si sharrprerës. Do na japësh 750 euro si siguracion shëndetësor dhe një paradhënie për banesë. Kur kanë mbërritur në Suedi, ata kanë ngelur rrugëve. S'kanë pasur lekë, bukë me vete. I ka lënë rrugëve, i ka braktisur.
Shumica e shqiptarëve që kam dëgjuar kanë kërkuar azil. Në Suedi është e vështirë të paguash hotelin, të paguash pa punuar. Një person iku në veri, njëri është në Stokholm dhe ka kërkuar azil dhe një person tjetër është në Tiranë, e kemi ndihmuar për të ngrënë. E kemi ndihmuar edhe ti presim biletën. Dy që kanë paguar lekë. Njëri 750 euro dhe tjetri 800 euro. Këta persona njohin edhe persona të tjerë" thotë ai, ndërsa përfundon se ka dëgjuar edhe për shumë mashtrime të tjera, edhe për nëna me fëmijë.
I mashtruari: Ngela rrugëve në Suedi
Pas denoncimit të emigrantit, gazetarët e "Fiks Fare" kontaktuan me një person që është mashtruar. "Historia ime fillon në datën 25 shtator 2017. Te gazeta Çelsi kishte disa njoftime, ku në Suedi kërkoheshin pesë profesione; kamarier, pastruese, hidraulik, shoferë dhe ndihmës mobilierë. Telefonova këtë personin, mu përgjigj mirë, më ofroi një rrogë të lartë dhe një vend ku të jetoja atje. Te gazeta ishte numër suedez. Ai personi ishte shqiptar dhe gjoja sikur kishte kompani të madhe. Më garantoi të gjitha, fjetjen, ushqimin dhe kontratën 3 vjeçare. Rroga fillonte nga 3600 euro e deri 6600 euro. Unë interesohesha për ndihmës mobilierë. Më tha që do marrësh një vërtetim që sje i kërkuar. Do marrësh dokumentet e tjera. Më tha pasi të bëja dokumentet. Nga 25 shtatori deri sa u nisa e kam telefonuar me dhjetëra herë dhe gjithmonë mirë, mirë. Dokumenet do i merrja me vete, do i paraqisja te zyra e punës" thotë ai, i cili nuk dëshironte që të identifikohej para kamerës. Më tej shton se është nisur javën e parë të muajit tetor 2017. "Nga Tirana, shkova në Tetovë dhe me autobus arrita në Malmo. Fjeta në stacion treni. Në Malmo mora një numër telefoni suedez dhe e mora këtë personin. Më tha që kur të vish në Stokholm me merr në telefon kur të zbresësh nga Treqni. Shkoj nga ora 13.00 në Stokholm dhe e marr dhe më thonë prit se erdha. Në stacion prita dhe aty fjeta. Atë ditë kam qëndruar në stacion treni. Dhe fjeta jashtë. Ditën tjetër takoj disa shqiptarë, u tregoj historinë dhe më nxjerrin një numër telefoni nëse ishte ky numër. Më thonë po. Ai kishte një emër Nikolin, po mesa duket si kishte të vërteta. Ai origjinën thoshte nga Lezha" shton i mashtruari. Më tej pohon se preu biletën për t’u kthyer në Shqipëri. "Kam qëndruar 4 ditë në Suedi, në Malmo dhe Stockholm. Ditën e parë kam kërkuar ku e ke komaninë, më thoshtë prit se do të vij. Se kuptoj pse e bënte. Disa persona të tjerë u ka marrë lekë. Mua s'më ka marrë lekë. Të gjithë i ka lënë në mes të rrugës. Planet e mia ishin që, pasi të stabilizohesha vetë, do merrja edhe familjen time" përfundon 30-vjeçari. Më pas ai provon t'i bjerë telefonit të Nikolinit, por rezulton i fikur. Në fund, gazetarët tentojnë që të kontaktojnë me "biznesmenin", por sërish telefoni del i fikur.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38