Flash News

KRYESORE

Denoncimi i fortë i Bashës: Ministri i Ramës ka lidhje me rusët, prokuroria të nisë hetimet

Denoncimi i fortë i Bashës: Ministri i Ramës ka lidhje me

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një denoncim të fortë, lidhur me një ministër të qeverisë Rama si i implikuar me oligarkët rusë.

Gjatë replikave të vazhdueshme sot në kuvend, mes Ramës dhe Bashës, ky i fundit ndër të tjera deklaroi se një ministër i PS është i lidhur me rusët. Për këtë, Basha nuk përmendi emër, por ka kërkuar nga organi i akuzës që të nisë menjëherë hetimet.

“Hajde të hetojmë pak për oligarkët, hajde të hetojmë dhe gjej një cen për lidhjet e PD me oligarkët rusë. Nëse prokuroria nuk do ishte e varur prej teje sot do të ishte hapur një hetim për një ministrin tënd që krekoset aty. Ai ka nisur banditë në emër të Rusisë, një investitori shqiptaro-amerikan. Ndaj i bëj thirrje prokurorisë që të nisë hetimit. Për këtë është informuar edhe Ambasada Amerikane”, u shpreh Basha, i cili pati debate me Ramën sa u takon tarifës së re për Rrugën e Kombit dhe akuzave të ndërsjella për financimet ruse gjatë fushatës 2017.

Të fundit