Flash News

KRYESORE

Denoncimi me foto, ministri Klosi në krah të kërkuarit nga ‘Interpoli’, Basha: Ja pse Rama e arrestoi dje

Denoncimi me foto, ministri Klosi në krah të kërkuarit nga

Kreu i PD-së në një lidhje për “Opinion”, është shprehur se i arrestuari një ditë më parë, Durim Keçi, i kërkuar nga Interpoli, ka lidhje me Ramën. Ai është shprehur se Keçi e ka ndihmuar Ramën për të fituar zgjedhjet në Durrës.

“Gjatë zgjedhjeve Durim Keçi është vënë në shërbim të Edi Ramës. Le të vijë ta mohojë ai dhe shkojmë të shikojmë tabulatët. Pse është arrestuar tani?”, pyeti Basha.

Ai i tha se “nuk ka bir nënë që të ekstradojë ty në Itali sa të jem unë kryeministër”. Nuk e dimë nëse mund të ekstradohet sepse mund të humbasë rrugës. Me këtë njeri e ka marrë pushteti Rama dhe Vangjush Dako”.

Basha publikoi edhe disa foto të Durim Keçit në krah të ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi.

Kryemadhi: Blendi Klosi duhet të japë dorëheqje, fotot që publikoi Basha janë të rënda

Rizgjohet banda e rrezikshme e Shijakut, Basha nxjerr publikisht emrin dhe lidhja me atentatin e pak muajve më parë në Tiranë

 

Të fundit