Flash News

KRYESORE

Denoncimi i gazetarit: Tinka Kurti ka dy vite që nuk shkel në Teatrin Kombëtar, te dera i kërkuan 3 mijë lekshin

Denoncimi i gazetarit: Tinka Kurti ka dy vite që nuk shkel në Teatrin

Gazetari Bledi Mane ka denoncuar një skandal të ndodhur dy vite më parë me aktoren e madhe shqiptare, Tinka Kurti, në derën e Teatrit Kombëtar. Sipas Manes, në prill të 2015-ës, Kurti nuk është lejuar të hyjë në ambientet e teatrit për shkak të urdhrit të drejtorit Hervin Çuli, se çdo spektator duhet të paguajë biletën. Aktores legjendare i kërkuan te dera ‘e shtëpisë’ së saj 3 mijë lekshin për të hyrë brenda. Mane shkruan te ‘Pamfleti’ se Kurti e bleu biletën dhe më pas e hodhi në tokë duke u larguar pa parë shfaqen.

Reagimi:

Ka rreth dy vjet qyshkur e poshtëruan dhe ende nuk i kanë kërkuar falje publike.

Legjenda e skenes dhe kinematografisë shqiptare, aktorja dhe gruaja fisnike Tinka Kurti, një mbrëmje prilli të vitit 2015, la banesën e saj afër rrugës së Elbasanit e u nis me këmbe të shikonte shfaqjen e dramës “3 motrat” të Çehovit. Mes shume spektatorëve, aktorja e famshme teksa futej në salle, ndalohet nga punonjësit e Teatrit.

-Me urdhër të drejtorit Hervin Çuli, askush nuk lejohet të futet pa biletë. Duhet të paguash 3 mijë lekë të shohësh dramën!

Këto fjale i thane punonjësit e Teatrit, ikonës së Teatrit shqiptar. I kërkonin 3 mijë lekë Tinka Kurtit, gruas që na ka falur mijëra gezime, miliona emocione, miliarda krenari…

Dhe Tinka Kurti pagoi 3 mijë lekeshin, mori biletën, e flaku në tokë dhe u nis pa parë shfaqjen ashtu e drobitur nga turpi e nga mosha, drejt shtëpisë së saj.

Artistja e Popullit qysh atëherë nuk shkel më as si aktore e as si spektatore neëTeatrin Kombetar. Shkon vetëm në Teatrin Eksperimental ku drejtori dhe regjisori Kiço Londo e respekton në çdo premierë apo shfaqje.

As Teatri Kombëtar dhe as Ministria e Kulturës nuk i kanë kerkuar falje publike, por presin që të vdesë Tinka Kurti dhe t’ia shtrijnë trupin në hollin e Teatrit. Të vdekur natyrisht se të gjalle nuk kanë shans!

Të fundit