Flash News

KRYESORE

Denoncimi i Bardh Spahisë: Spitali i Shkodrës s`ka tampone. Heshtja është kriminale

Denoncimi i Bardh Spahisë: Spitali i Shkodrës s`ka tampone. Heshtja

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia piublikoi një mesazh, që sipas tij, ka ardhur nga Spitali i Shkodrës. Në mesazh denoncohet fakti se në Spitalin e Shkodrës mungojnë tamponët për kryerjen e testeve për koronavirus. Spahia shprehet, se sipas denoncimit të personelit mjekësor, për disa persona të ardhur nga Italia nuk ka tampone,.

“Shqetësimi kryesor i mjekëve në këtë periudhë është mungesa e tamponëve dhe mjeteve për të bërë analizat e COVID-19.  Në Shkodër, personeli shëndetësor denoncon se ka raste të dyshuara për qytetarë të ardhur nga Italia dhe nuk ka tamponë për analiza”, shkruan Spahia.

Më tej, Bardh Spahia e cilëson “kriminale” heshtjen dhe fshehjen e situatës. Sipas tij edhe gjatë të enjtes “janë bërë vetëm 32 teste”, ndërkohë, sipas Spahisë, numri i të infektuarve është në rritje.

Po bëhen dy javë që mjekët, qytetarët dhe opozita po e ngremë këtë shqetësim, por Ministrja e Shëndetësisë, hesht pa dhënë asnjë përgjigje. Që prej të premtes po bëhen shumë pak analiza. Edhe sot janë bërë vetëm 32 teste, ndërkohë që numri i personave të infektuar është në rritje të vazhdueshme.

Si dreqin mund të jetë papërgjegjshmëria deri në këtë masë? Si mund të mos merren masa por të heshtet e të sulmohet kushdo që denoncon këtë situatë? Heshtja dhe fshehja e kësaj situate është kriminale! Nuk mund të luhet kështu me jetët e njerëzve”, shkruan Spahia.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2565931557067562&set=a.1717731625220897&type=3&theater

Të fundit