Flash News

KRYESORE

Denoncimi i Bashës një muaj më parë: Grupi Avdylëve kanë deputetin e tyre në parlament

Denoncimi i Bashës një muaj më parë: Grupi Avdylëve

Ditën e djeshme, një aksion i ndërmarr nga policia në zonën e Shijakut çoi në pranga disa persona të etiketuar si pjesë e grupit të Avdylëve.

Në fillim të shtatorit, në një intervistë për emisionin ‘Fakt’, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të shprehej se një prej deputetëve të PS-së në qarkun e Durrësit është i emëruar i këtij grupi.

“Njeriu që bashkë qeverisë me krimin ka zëvendësuar personat me rekordet penale në Kuvend me dy marrëdhënie të reja me krimin. Me të dërguarit e krimit, siç është Jurgis Çyrbja që është i emëruari i bandës së Lul Berishës në Kuvendin e Shqipërisë, siç kemi atë numrin gjashtë, që as emri nuk i dihet, që është i emëruari i bandës së Avdylëve të Shijakut në listën e Durrësit dhe po marr Durrësin si shembull po në çdo listë nga Shkodra deri në Vlorë ka deputet në çdo listë fituese të PS-së, ka deputet që nuk përfaqësojnë as militantët, as anëtarët as simpatizantët e PS por bandat e krimit të organizuar”, deklaroi Basha.

 

 

 

Të fundit