Flash News

KRYESORE

Denoncimi i Berishës trazon Policinë e Shtetit, i përgjigjet ish-kryeministrit pasi e verifikoi në terren  

Denoncimi i Berishës trazon Policinë e Shtetit, i përgjigjet

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi më herët mesazhin e dërguar nga qytetari dixhital, siç e quan ai, duke denoncuar mbjelljen e kanabisit në fshatin, Shtjez në Malësinë e Krujës.

Sipas mesazhit janë mbi 2 mijë rrënjë të kultivuara ndërsa ka publikuare dhe disa foto nga parcelat e mbjella.

Menjëherë ka reaguar Policia e Shtetit, e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale ka përgenjështruar denoncimin e Berishës.

Duket se struktura të posaçme kanë nisur të verifikojnë fotot e publikuara në profilin e ish-kryeministrit dhe sqarojnë se bëhet fjalë për foto të realizuara në një periudhe të mëhershme pavarësisht se janë përdorur si aktuale

“Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku pretendohet se në zonën e malësinë e Krujës janë konstatuar 2.000 rrënjë kanabis, sqarojmë se fotot i përkasin një periudhe të mëhershme pavarësisht se janë përdorur si aktuale:

Në datë 9 korrik 2018, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike janë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në fshatrat Mafsheq, Barkanesh, Njësia Administrative Cudhi dhe fshatin Kurcaj, Njësia Administrative Nikel ku në total janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 643 bimë Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Të fundit