Flash News

KRYESORE

Denoncimi i deputetes: Gruaja pesë muajshe shtatzënë humbi foshnjen në protestë pasi u dhunua nga policia

Denoncimi i deputetes: Gruaja pesë muajshe shtatzënë humbi

Deputetja demokrate Albana Vokshi nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se një protestuese, banore e Astirit ka humbur foshnjen pasi u dhunua nga policia para Parlamentit ditën e djeshme.

Sipas Vokshit, Erjona Dozhani ishte 5 muajshe shtatzënë.

“Ndërsa e gjithë bota prej 25 shtatorit është aktivizuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, policia e shtetit në Shqipëri dhunon nënën shtatzënë.

Erjona Dozhani humbi fëmijën në muajin e 5-të, pas dhunimit nga policia, të cilët i arrestuan një ditë më parë edhe bashkëshortin, gjatë protestës para Parlamentit, për mbrojtjen e shtëpive, “të kryqëzuara” për shembje, për llogari të një vjedhje kryeministrore, miliona euro!”, shkruan Albana Vokshi në Facebook.

Të fundit