Flash News

KRYESORE

Denoncimi i deputetes së PD-së: Urdhri i ministrisë shkarkon 27 profesionistë me eksperiencë pune disa vjeçare

Denoncimi i deputetes së PD-së: Urdhri i ministrisë shkarkon 27

Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një udhëzim të posaçëm, në bazë të ristrukturimit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor Spitalor, duke shkarkuar nga puna 27 profesionistë me eksperiencë të gjatë.

Denoncimin e ka bërë deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri. Ajo thotë se janë mbajtur në punë persona pa përvojën e duhur të cilët zëvendësojnë profesionistët.

Postimi i plotë i Orjola Pampurit

Profesionistet e sistemit shendetesor ne "siten" poshteruese te ministres se shendetesise......

Ministrja e Shendetesise, ne emer te ristrukturimit te Fondit te Sigurimit te Kujdesit Shendetesor Spitalor, ka shkarkuar me nje urdher te posacem e pa asnje baze ligjore 27 profesioniste me eksperience pune disa vjecare ne kete institucion, nderkohe ka mbajtur ne pune persona pa pervojen e duhur, e te punesuar vitet e fundit nepermjet strukturave te Partise ne pushtet, te cilet zevendesojne profesioniste te perkushtuar, me pervoje e pa patur asnje verejtje ne punen e tyre te shkelqyer. Sulmi ndaj opozites po pershkallezohet ne menyre te paprecedente edhe ne strukturat e sistemit shendetesor duke perfshire ne siten e selektimit edhe personelin, profesionistet e punonjes te tjere te sistemit shendetesor. 27 profesioniste te nderuar ne ditet e para te javes ne vijim marrin pezullimin perfundimtar ne emer te nje pseudoristrukturimi, te paramenduar. Ministrja se bashku me drejtorin e Fondit do t'i duhet t'i jape motivin e pezullimit nga puna, ketyre profesionisteve ne nje seance degjimore ne komisionin e Shendetesise dhe Ceshtjeve Sociale. Ata jane mjeke dhe profesioniste te nderuar, e dinjiteti i tyre eshte me i larte se nje vend pune, por misioni i tyre eshte me i shenjte se nje laps qe di te shkruaje vetem zhgarravina.

Të fundit