Flash News

KRYESORE

Denoncimi i Ina Zhupës: Shkoi tre herë dhe premtoi rregullimin e rrugëve, por Veliaj nuk ka bërë asnjë ndërhyrje

Denoncimi i Ina Zhupës: Shkoi tre herë dhe premtoi rregullimin e

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar një tjetër premtim të pambajtur të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Zhupa ka pubklikuar një video ku Veliaj premton rehabilitimin e tre rrugëve në njësinë numër 7, por edhe sot, kur kryebashkiaku është në vitin e fundit të mandatit të tij, të tria rrugët janë po në të njëjtën gjendje.

“Meqe bashkë me kapitetin e drogës Ramen, kanë nisur pseudollogarinë publike atëhere Veliaj ti jap llogari njësisë 7 për premtimet e pambajtura.

Erion Veliaj ka shkuar 3 herë i ka premtuar rregullimin e rrugëve 1. Elvija Celebi, 2. Jonaq Paco dhe 3. Ferdinand Deda, dhe e premtonte që do e kryente në fillim të mandatit të tij. (sic mund ta shikoni në videon bashkëlidhur) Tani jemi në fund të mandatit të tij dhe asnjëren nga këto rrugë nuk e ka rregulluar”, shkruan Zhupa.

Postimi i plotë i Ina Zhupës  

Veliaj le të jap llogari publike për rruget e premtuara, por që janë në gjëndje të mjerueshme dhe me zero investime nga bashkia.

Meqe bashkë me kapitetin e drogës Ramen, kanë nisur pseudollogarinë publike atëhere Veliaj ti jap llogari njësisë 7 për premtimet e pambajtura.

Erion Veliaj ka shkuar 3 herë i ka premtuar rregullimin e rrugëve 1. Elvija Celebi, 2. Jonaq Paco dhe 3. Ferdinand Deda, dhe e premtonte që do e kryente në fillim të mandatit të tij. (sic mund ta shikoni në videon bashkëlidhur) Tani jemi në fund të mandatit të tij dhe asnjëren nga këto rrugë nuk e ka rregulluar.

Ne shkuam edhe filmuam 3 rrugët që do kryheshin me shpejtesi që në fillim të mandatit, edhe aty infrastruktura është pa asnjë investim dhe paraqet shumë veshtiresi për banorët e zonës. (sic e shikon në videon) Të cilët e kanë edhe më të rëndë situaten kur janë ditët me shi, dhe gropat janë të mbushura me ujin e shiut.

Njësia 7 ka pothuajse të gjitha rrugët në brendësi të parregulluara. E vetmja gjë që Veliaj do mbahet mend nga banorët e njësisë 7, është që ju prishi lulishten dhe hapësiren e gjelbër. Edhe në vend të tyre në zonën e ish parkut, ka ngritur një kompleks pallatesh. Ky është aktiviteti prioritar i tij që propaganda s’ja mbulon dot: ndërtimi dhe betonizimi me pallate dhe kulla i Tiranës .

Të fundit