Flash News

KRYESORE

Denoncimi i nënkomisar Nuhut, reagon kryebashkiaku Bushi: Do publikohen pamjet nga komisariati

Denoncimi i nënkomisar Nuhut, reagon kryebashkiaku Bushi: Do publikohen

Kryebashkiaku socialist i Krujës, Artur Bushi, pretendon se dëshmia e nënkomisar Emiljano Nuhut ku denoncon tre zyrtarë të lartë të PS për kërcënim brenda komisariatit të Fushë-Krujës, është gatuar në selinë e Partisë Demokratike.

Në një prononcim për ‘News 24’, Bushi mohon të ketë qenë në komisariat në ditën kur thotë Nuhu dhe se për këtë do të publikon pamjet nga kamerat.

“Dëshmia e Nuhut, e gatuar në selinë e PD. Nuk kam qenë në komisariatin e Fushë Krujës dhe për ketë do publikohen pamje nga komisariati i Fushë Krujës. Pamjet do vërtetojnë kush ka hyrë e kush ka dalë atë ditë. As Nuhu s’ishte në komisariat, ditën që ai pretendon .Të thonë emrat e oficerëve që kanë qenë atë ditë në Komisariat. Berisha shkruajti një version tjetër për këtë çështje, pasi e gatuan në zyrat e PD-së nxorrën ‘Babalen’ e re”, ka deklaruar kryebashkiaku socialist.

Emiljano Nuhu, i cili ndodhet aktualisht në Zvicër, akuzoi deputetët e PS, Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, si dhe kryebashkiakun Bushi, se e kanë kërcënuar me jetë për të liruar Rexhep Rrahmanin, djalin e deputetit socialist. Rexhepi ishte denoncuar nga ish-e dashura për dhunë të vazhdueshme, ndërkohë që policia e Fushë-Krujës dhe Prokuroria janë përpjekur të mbyllin ngjarjen.

“Jo, jo s’e njoh fare Emiljano Nuhun”, Policia nxjerr blof Rrahman Rrajan: U takuan në Tiranë, komunikuan në ‘What’s up’

U nxorri foton në Zvicër, Zagani dhe Nuhu i përgjigjën Artan Hoxhës: Shite informatorin për 3 mijë euro dhe e vrave

Pushtet me çdo kusht, dy ministrat dhe 4 deputetët e PS më të përfolur për lidhje me krimin, bandat dhe koncesionet, Balla kryeson listën

Të fundit