Flash News

KRYESORE

Denoncimi i PD, Berisha zbardh skemën: Si Rama dhe Karlo Bolino vodhën së bashku 1,1 miliardë lekë

Pas denoncimit të ish-deputetit të PD-së, Endri Hasa, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka zbardhur skemën e "vjedhjes së përbashkët të Edi Ramës dhe Karlo Bolinës".

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Berisha akuzon Ramën dhe Bolinon se kanë vjedhur bashkarisht 1,1 miliardë lekë nga takspaguesit shqiptarë.

Teksa ka shpjeguar skemën, ai shton se Mirlinda Kaçanaj në më pak se 2 vite, duke thyer çdo rregull, i jep me urdhër sekserit të Karlo Malavitës tendera me vlerë 7,5 miliarde lek.

Berisha shton më tej se ky është vetëm rasti i fundit i vjedhjeve të përbashkëta të kryeministrit Rama dhe Karlo Bolinos, teksa rikujton 2 raste të tjera:

1-5000 m2 Tokë publike caktuar për gjimnaz që ka çmim tregu 1200 euro m2 (pra 6 milionë euro!) dhe

2-Godina të ndërtuara nga taksat e shqiptarëve (bunk-Art 1 & 2, si dhe shtëpia me gjethe);

Postimi i plotë:

Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita nuk ngopen.

Ata me nje skeme te re vjedhin se bashku 1,1 miliarde lek.

Skema eshte si vijon.

Mirlinda Kaçanaj, e famshme per vjedhjet me tendera sekret, ne me pak se 2 vite duke thyer çdo rregull i jep me urdher sekserit te Karlo Malavites tendera me vlere 7,5 miliarde lek. Sekser Gjelishti, kompania e te cilit nuk ka asnje aktivitet por vetem fiton gjithnje tendera nga Ndrikull Karçanaj, nga shtatori 2019 gjer ne mars te vitit 2020 ka fituar tendera nga Ndrikull Karçanaj 1,5 miliarde leke nga te cilat 1 miliard, pra rreth 70% te tyre Sekser Gjelishti me gjakftohtesi kriminale, pa iu dridhur dora i derdh direk sipas dokumentave bankare origjinale ne llogarite e kopmanive me pronare Karlo Malavita dhe dhe bashkeshortes se ketij te fundit, Ndrikull Alba.

Pra Sekser Gjelishti i dorezon menjehere 70% te parave te fituara e tenderat nderkohe qe nuk ka asnje aktivitet tjeter privat perveç guximit per te vjedhur parat me tendera te narkoqeverise natyrisht per llogari te Edvin Hajdutit dhe Karlo Malavites.

Motivi i ketij transaksioni, sipas vet sekser Gjelishtit, duke dhene per “reklame” 70% te shumes qe merr nga tenderat, pa pa patur asgje per te reklamuar, eshte se Karlo Malaviten e kam mik me koke.

Miq, po ju rikujtoj ketu se ky eshte vetem rasti i fundit i vedhjeve te perbashketa te Edvin Hajdutit dhe Karlo Malavites. Seria e vjedhjeve te tyre eshte e gjate nder te cilat po rikujtoj:

1-5000 m2 Toke publike caktuar per gjimnaz qe ka cmim tregu 1200 euro m2 (pra 6 milione euro!) dhe

2-Godina te ndertuara nga taksat e shqiptareve (bunk-Art 1 & 2, si dhe shtepia me gjethe);

Ketu me poshte keni denoncimin me te gjitha dokumentat zyrtare nga ishdeputeti Endri Hasa te kesaj vjedhje te perbashket te Edvin Hajdutit me Karlo Malaviten te nje miliarde lekeve te takspaguesve shqiptar. sb

Të fundit