Flash News

KRYESORE

Denoncimi i punonjësit të shtetit: Braçe terror në zyrat e administratës, një email nga Tirana nga sot në të gjitha drejtoritë e kuadrit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një punonjësi të administratës publike, i cili tregon se si zv.kryeministri Erjon Braçe inspekton zyrat e shtetit, por sipas tij është vetëm një show.

Sipas denoncuesit, nga sot ka mbërritur një email në të gjitha drejtoritë e kuadrit, ku kërkohet informacion se si janë punësuar nëpunësit e administratës, sipas tij për t’i selektuar dhe zëvendësuar me militantët e PS.

Denoncimi:

Braçe terror ne zyrat e administrates ne Fier!

Lexoni denoncimin e nenpunesit dixhital. sb

Pershendetje Doktor Berisha ka me shume se nje jave qe ne zyrat e institucioneve ne fier vin dhe ben inspektim vet erjon brace duke bere shoë se gjasmja te rritet aftesia ne sherbimet publike ne administrat , por tjeter gje luhet , sot nga tirana vine nje email neper drejtorite e kuadrit ku kerkohen te gjitha dosjet e e nenpunesve te administrates ne fier , ne te gjitha drejtorit rajonale , kjo per arsye te verifikimit per cdo punojes se kur ka hyre ne administrat , kush e ka sjell mik i kujt eshte dhe kujt force politike i takon , pra qellimi i ketij isnpektimi i braces eshte selektimi i atyre qe kane ngelur dhe zevendesimi intyre me militantet e fushates elektorale qe vjen ne qershor , dhe vijne e na nxjerrin propaganda politike per emerime mbi baze meritokracie te rastit te asaj vajzes qe me demek ishte ekselente .

Të fundit