Flash News

KRYESORE

Denoncimi i Spahisë: Asnjë grip i thjeshtë nuk po përballohet, situatë skandaloze

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia akuzon institucionet shtetërore për paaftësi dhe se po çalojnë në dhënien e ndihmës shëndetësore për njerëzit në nevojë. Ai publikoi disa foto ku paraqet situatën e rëndë në urgjencën e Pediatrisë, ku sipas tij nuk mund të përballohet as edhe një grip të thjeshtë.

“Thellohet situata skandaloze në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Prindër me fëmijë me temperaturë që presin me orë të tëra për të marrë mjekim, deri në oborr. Mungesës së mjekëve për të përballuar fluksin e vizitave, i shtohet edhe mungesa e vendeve për të shtruar urgjencat. Prindërit pasi qëndrojnë në radhë me orë, blejnë mjekimin në farmaci dhe mjekët thjesht ua administrojnë sepse nuk ka vende, sado rëndë të jenë pacientët!”, shkroi ai në Facebook.

Ish deputeti pyet se si autoritetet nuk mundet që të jenë të përgatitura për një fluks gripi, të zakonshëm.

“Po sikur larg qoftë të përballemi me ndonjë situate a patologji tjetër më të rëndë? As një grip të thjeshtë tek pediatria nuk përballojmë dot???? Si mund të jetë paaftësia kaq epike? Zonja Manastirliu, e përsëris për të disatën herë, shëndeti i njerëzve nuk mund të trajtohet si PPP! Shkoni e shikoni situatën e prindërve të dëshpëruar tek urgjenca e pediatrisë! Nuk mjafton roja te dera për të penguar kamerat televizive! Bëhet fjalë për shëndet fëmijësh! Ke një situatë që duhet adresuar sa më parë”

 

Të fundit