Flash News

KRYESORE

Denoncimi i Taulant Mukës: Drejtoresha që duhet të kontrollojë plagjiaturat, ka ‘kopjuar’ për vete

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ka publikuar një rast tjetër, sipas tij, të zyrtarit që ka kryer plagjiaturë. Muka thotë se Mirlinda Karcanaj, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, i cili është institucioni përgjegjës për dixhitalizimin e proceseve dhe krijimin e sistemeve elektronike, e ka plagjiaturë punimin e saj të doktoraturës.

Muka shkruan gjithashtu se Karcanaj është edhe lektore në Fakultetin e Ekonomikut.

Postimi i plotë

A mundet drejtoresha plagjiature e AKSHI te kontrolloj plagjiaturat dhe sistemin e provimeve te matures dhe shtetit në Shqiperi?

Pak dite me pare Kryeministri deklaroi qe do t'i dixhitalizojme doktoraturat për të kontrolluar plagjiaturat, dhe perbri mendimeve qe kam shprehur pas deklarates se tij, kuptova qe institucioni pergjegjes per dixhitalizimin e proceseve dhe krijimin e sistemeve elektronike eshte AKSHI. Por si mundet ky insitucion, me ne krye Znj. Mirlinda Karcanaj, Drejtor i Pergjithshem Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit te siguroje cilesine dhe eventualisht te kuptoje dhe parashtroje sakte kerkesat funksionale te sistemit hipotetik, kur Znj. Karcanaj doktoraturen e vete e ka komplet plagjiature? A mundet Znj. Karcanaj të garantoje sistemin dixhital per provimet e matures dhe shtetit qe te ofroje meritokraci?

Nese shihni punimin e saj te doktoratures (https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/vieëer…), do te kuptoni qe eshte nje kombinim copy-paste i pjeses teorike nga burime te ndryshme, dhe pjesa tjeter qe me shume se punim i nje teze doktorature, duket si shenime leksionesh apo si specifikime teknike tenderash.

Kujtojme qe Znj. Karcanaj eshte edhe lektore ne Fakultetin e Ekonomikut (sipas CV-se se saj te publikuar), pra nje tjeter rast mashtrimi i shtohet barres se qytetareve te Shqiperise.

 

Të fundit