Flash News

KRYESORE

Denoncimi i Zhupës: Nga dashamirësia për oligarkët, Veliaj kalon pronat e Bashkisë te privati

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar kryebashkiakun Erion Veliaj se ka kaluar me shumicë të thjeshtë votash pronat e Bashkisë te privati.

Zhupa shkruan duke ironizuar, se Veliaj nga dashamirësia për oligarkët ka kaluar 6 projektvendimet e para me vetëm 30 anëtarët e maxhorancës, kur në fakt vendime të tilla merren vetëm me 3/5 e këshilltarëve, pra me 37 vota.

“Nga dashamirësia për oligarkët mo, nga dashamirësia- do thoshte Erion Veliaj për shkeljen ligjore që bëri sot kur morën vendimet në Këshillin Bashkiak.

Gjatë mbledhjes, Këshilli Bashkiak ka votuar kalimin e pronave të Bashkisë tek privati me shumicë të thjeshtë votash kur në të vërtetë nevojiten 37 vota.

6 projektvendimet e para u votuan me vetëm 30 anëtarët e maxhorancës, kur në fakt vendime të tilla merren vetëm me 3/5 e këshilltarëve, pra me 37 vota.

E kishin me ngut dhënien e pronave publike te privati sepse janë të qartë që Veliaj i ka ditët e numëruara në krye të bashkisë dhe në shërbim të oligarkëve”, shkruan Zhupa.

Të fundit