Flash News

KRYESORE

Denoncimi: Ilir Meta u pagua me 35 mln dollarë për t’u bërë President

Denoncimi: Ilir Meta u pagua me 35 mln dollarë për t’u

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka denoncuar zgjedhjen e Ilir Metës si president i Republikës, duke theksuar se ai u pagua 35 milionë dollarë për të pranuar postin.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në çadër, Basha tha se kryeministri Edi Rama i dha 35 milionë dollarë Metës, me shtimin e buxhetit për Ministrinë e Transporteve, që drejtohet nga LSI, për rrugën Tiranë-Elbasan, me justifikimin e rrëshqitjes së dheut në një segment.

Kryeopozitari tha se është kjo shifër që i mbylli gojën Metës, i cili theksonte se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën.

“35 milionë dollarë i pagoi Edi Rama Ilir Metës për t’i mbyllur gojën që thoshte se nuk ka zgjedhje pa opozitën. 35 milionë dollarë u paguan për ta ulur në postin e presidentit”, u shpreh Basha.

Të fundit