Flash News

KRYESORE

Denoncimi/ ‘Jemi kërcënuar që të votojmë, dhëndri në kërkim i Qazim Sejdinit numëronte votuesit

Vazhdojnë denoncimet për procesin e votimeve të 30 qershorit.

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin që, sipas tij, ia ka dërguar një qytetar nga Elbasan, i cili kërkon të mbetet anonim.

Postimi i Plotë

“Në Elbasan zgjedhjet i vëzhgoi Suel Çela!

Krimi dhe pushteti në narkoshtet, apo shtetin e mafies së droges, janë binom i pandarë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje doktor Berisha. Jam një djalë që jam larguar nga Shqipëria prej 3 vitesh për shkak të mbijetesës së pamundur në vendin tim. Dua t’ju bë me dije se njerëzit e afërm të mi janë kërcënuar dhe shantazhuar që të votojnë në 30 qershor, nga banda e Qazimit në shkollën ‘Mahir Domi’. Zgjedhjet i vëzhgonte vetë Suel Çela që rrinte aty pranë, person në kerkim i cili respektohej nga policia atë ditë dhe bënte konfirmimin kush nuk do merrte pjesë në Elbasan. Ka shumë njerëz që janë të paprekur. Respekte. Ju lutem anonim`,

Të fundit