Flash News

KRYESORE

Denoncimi/ “Këto pamje nuk janë marrë në Siri por në Durrësin e Vangjush Dakos”

Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Shkëlqim Fortuzi fajëson bashkinë e Durrësit me në krye Vangjush Dakon, për djegien e mbeturinave.

“Pamjet trishtuese nuk janë marrë nga aktet terroriste në Siri, por janë vepra më e turpshme dhe kriminale e Bashkisë së Durrësit me në krye Dakon, që shpenzojnë paratë tona për luks të shfrenuar dhe helmojnë pa mëshirë çdo ditë, duke djegur mbeturina dhjetëra mijëra studentë dhe qindra mijëra qytetarë durrsakë”, shprehet Fortuzi nëpërmjet një postimi në facebook.

Fortuzi u bën apel qytetarëve durrsakë që të mos heshtin për “këtë vepër kanceroze, sepse nesër do të jetë tepër vonë”.

Të fundit