Flash News

KRYESORE

Denoncimi: Konkurs me listat e deputetëve Sterkaj dhe Doshi për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

Ish- kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rastin e përzgjedhjes së personelit për burgun e Reçit tek Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Sipas mesazhit të një qytetari Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi kanë dërguar listën e votuesve dhe mbështetsve të tyre në mënyrë që fituesit në këtë institucion të jenë këta persona.

Denoncimi:

Ketij i thone konkurs me lista deputetesh!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“I dashur doktor mbase kete mesazh nuk do e lexosh kurre gjithsesi pa pertese e me indinjim te madh ndaj ketij shteti dua te informoj lidhur me nji "interviste" e cila u zhvillua per rekrutimin e personelit per burgun e Reçit tek Drejtoria e pergjithshme e burgjeve.

Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi kane derguar listat e votuesve dhe mbeshtetesve te tyre ne menyre qe ato te dalin fitues dhe te punsohen prane ketij institucioni.Un aplikova online dhe sot mora pjese ne interviste e di qe pamvarsisht cv-se time te pasur me kurse master etj.. dhe pergjigjeve pozitive qe dhashe un nuk do jem fitues sepse un jam opozite me to dhe me krimin qe ato perkrahin.

Te lutem ngrije kete shqetsim tim nese ndonjehere do e lexosh kete mesazh.

Me respekt A.K djali i papunsuar nga 2011.”

Të fundit