Flash News

KRYESORE

Denoncimi i kreut të FRPD: Orest Sota fitoi tenderin 1 mld lekë nga OSHEE, nuk kishte asnjë eksperiencë

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këllici thekson se biznesmeni Orest Sota, të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë dhe dy patenta të ish-ministrit Saimir Tahiri, ka fituar tenderin 1 miliard lekë dy muaj më parë nga OSHEE, për ndërtimin e fiderit të ri për zonën Novoselë – Akërni – Bishan. Sipas Këlliçit, kompania e Sotës nuk kishte asnjë eksperiencë në këtë fushë, por ka përfituar për shkak të miqësisë me Saimir Tahirin dhe Edi Ramën.

Zbardhen 66 emrat ndaj të cilave Prokuroria ka nisur hetim, 12 familje të Elbasanit u kontrollohen paratë

Reagimi:

Orest Sota pa asnje eksperience ne biznesin e tij, ja doli te fitoje tenderin mbi 1 miliard leke vetem dy muaj me pare.

Orest Sota të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë eurot e Saimir Tahirit dhe dy patentat e tij, është i njohur për lidhjet e vecanta dhe me kryeministrin e Edi Rama.

Kjo lidhje i ka mundësuar kompanisë së Orest Sotës të përfitojë ndonëse pa asnjë eksperiencë dhe një tendër prej 1 miliard e 106 milion lekesh me date 05.09.2017 nga OSHEE sha Vlore per: "Ndërtim fideri i ri, N/St Mifol, për zonën Novoselë – Akërni – Bishan si dhe rrjet TU me ABC".

Kompania nuk ka ne bilancin e asaj asnje pune dhe asnje aktivitet tjeter pervec ketij tenderi.

ECO CONSTRUCTION & PARTNERS shpk është themeluar më 16.02.2015 në 100% pronesi të shtetasit OREST SOTA. Deri më 13.12.2016 shoqëria quhej IKONA CONSTRUCTION shpk dhe më pas ka ndryshuar emrin ne ECO CONSTRUCTION & PARTNERS shpk, sërisht në pronësi 100% të shtetasit OREST SOTA.

Orest Sota duket se është shperblyer jo pak për besnikerine e treguar ndaj Rames dhe Tahirit.

Të fundit