Flash News

KRYESORE

Denoncimi i kreut të Gjykatës së Lartë: Politikanët më kanë kërkuar pezullimin e vendimeve penale

Gjykata e Lartë është në kolaps. Këtë ka nënkuptuar kryetari i gjykatës, Xhezair Zaganjori, i cili prej kohësh ka ngritur disa problematika që shqetësojnë gjyqësorin. Numër i reduktuar gjyqtarësh dhe këshilltarësh ligjorë deri në pamundësi për plotësimin e trupit gjyqësor dhe çështje që akumulohen çdo ditë për shqyrtim.

Zaganjori ka folur për ‘Gazetën Shqiptare’ edhe për ndërhyrjen e politikanëve në punët e Gjykatës duke i kërkuar në mënyrë direkte pezullimin e vendimeve penale për njerëzit e tyre.

“Edhe pas gati 30 vjet ndryshimesh, ende politika përpiqet ta trajtojë gjyqësorin apo drejtësinë në përgjithësi, si oborrin e saj. E kur nuk ka bindje,…. Një vendim merr një gjyqtar apo prokuror, e kur ai nuk i pëlqen apo prek interesat e politikës, zbulohet menjëherë e shkuara, deri tek gjeneza personale e ndoshta edhe familjare e gjyqtarit apo prokurorit. Edhe për sa i përket çështjeve konkrete, nuk mund të them se nuk ekziston fenomeni i ndërhyrjes. Ka pasur ndonjë rast që edhe mua më janë drejtuar politikanë të ndryshëm, të cilët në emër të personave të përfshirë në konflikte në zonat e tyre zgjedhore, etj., më kanë kërkuar përshpejtimin e gjykimit, zgjidhjen e konfliktit apo pezullimin e ndonjë vendimi penal. Jam përpjekur t’u shpjegoj se ata nuk mund të ndërhyjnë në çështje konkrete, qoftë si persona privatë apo funksionarë shtetëror”, ka deklaruar kreu i Gjykatës së Lartë.

E megjithatë, Zaganjori nuk ka sqaruar nëse këto ndërhyrje i ka denoncuar pranë Prokurorisë, të cilat godasin rëndë ndarjen e pushteteve në Shqipëri.  

Prokuroria e Përgjithshme drejtohet nga Fatmir Xhafaj? Të gjitha akuzat dhe dyshimet që kryeprokurori i Elbasanit hodhi mbi Arta Markun dhe ministrin e Brendshëm

Të fundit