Flash News

KRYESORE

Denoncimi: Media në Shqipëri është kthyer në monopol. Tre familje mbajnë pesë licencat e transmetimit dixhital, vetëm njëra prej tyre ka tre të tilla

Denoncimi: Media në Shqipëri është kthyer në monopol.

Në investigimin me titull i realizuar nga organizata ‘Reporters Without Borders’ (RSF), me seli në Paris të Francës dhe BIRN Albania, denoncohet përqëndrimi i pushtetit të medias në duart e shumë pak familjeve të fuqishme shqiptare.

Ndonëse në artikullin me titull: “Një çështje familjare – Miti i pluralizmit të medias në Shqipëri”, nuk flitet me emra, raportohet se janë tre familje që kontrollojnë pesë licencat e transmetimit dixhital dhe njëra prej tyre kontrollon tre të tilla, çka tregon për ekzistencën e një monopoli.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar praktikisht një monopol”, thuhet në artikullin e ‘RSF’ referuar televizioneve shqiptare.

Sipas këtij investigimi, janë vetëm katër pronarë televizionesh që arrijnë të kenë më shumë se gjysmën e audiencës totale, shifër që rritet sa i përket radiove, por pëson një ulje të lehtë te gazetat.

“Në tërësi, këto shifra ilustrojnë një rrezik shqetësues për pluralizmin e medias në Shqipëri”, paralajmëron ‘RSF’.

‘Reporters Without Borders’ delegjitimon Edi Ramën: Sulmon gazetarët për të hequr vëmendjen nga skandalet; oligarkët e mediave janë të lidhur me politikën

Të fundit