Flash News

KRYESORE

Denoncimi/ Mediat nuk lejohen të intervistojnë studentët e ngujuar në fakultete

Denoncimi/ Mediat nuk lejohen të intervistojnë studentët e

Lëvizja për Universitetin ka denoncuar bllokimin që po u bëhet mediave dhe gazetarëve për të pasqyruar dhe për të intervistuar studentët që janë ngujuar në godinat e fakulteteve.

Sipas kësaj organizate, kjo situatë është konstatuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës.

“Mediat nuk janë lejuar të intervistojnë studentët që kanë zaptuar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanisitikës”, thuhet në reagim.

Pavarësisht këtij akti, numri i studentëve që i bashkohet protestës në fakultete sa vjen edhe rritet.  “Megjithatë studentët vazhdojnë të vendosur rezistencën e tyre, deri në arritjen e të gjitha kërkesave”, shkruhet në faqen e Lëvizjes për Universitetin.

Në pothuajse të gjitha fakultetet në Tiranë, me dhjetëra studentë janë ngujuar brenda godinave duke vijuar bojkotin e mësimit, si një masë radikale për të tërhequr vëmendjen e qeverisë në zbatimin e kërkesave për përmirësimin e arsimit në Shqipëri.

Të fundit