Flash News

KRYESORE

Denoncimi ndaj djalit të deputetit të PS, reagojnë aktivistë dhe gazetarë: Këtyre u duhen thyer hundët!

Denoncimi ndaj djalit të deputetit të PS, reagojnë aktivistë

Aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarët kanë reaguar të indinjuar pas bërjes publik të rastit ku djali i deputetit Rrahman Rraja rezulton të ketë dhunuar në mënyrë barbare ish-të dashurën e tij. Situata u ndërlikua edhe më shumë me dëshminë e nënkomisarit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, i cili akuzon deputetët Rraja dhe Taulant Balla, si dhe kryebashkiakun Artur Bushi, se e kanë kërcënuar me armë në kokë brenda komisariatit për të mbyllur këtë çështje.

Më poshtë do të gjeni disa prej këtyre reagime:

Dritan Hila (Analist) - Atyre që po abuzojnë me një jetime, qofte ky polic, politikan apo media, ua bëftë Zoti dyfish më zi.

Adriatik Lapaj (Aktivist) - Më fal po mos vetëm unë e dëgjova këtë dëshmin e Oficerit të Policisë Gjyqësore që thotë se 3 përfaqësues të zgjedhur kanë marrë pjesë në një seri kërcënimesh?

Më kujtohet Zagani që thoshin se e bën për azil por doli se nuk kishte gënjyer në asnjë presje.

Nuk shqetëson njeri kjo? Nuk i plas njeriut trapi? Fare?!!!!!!!!!

Genc Sejko (Aktivist) - Per çudi, ne mbrojte te perdhunuesit dhe te Taulantit jane hedhur te gjithe ata qe fluturuan me Air Albania

Ergys Mërtiri (Sociolog/Aktivist) - Djali i deputetit, e merr peng vajzen e huaj, e masakron, e torturon, e kercenon me arme, disa here me rradhe, madje edhe e nxjerr me dhune nga komisariati ne prani te te gjithe policeve, e rremben e perdhunon dhe e kercenon qe te mos tregoje.

Pasi vajza insiston dhe shkon te denoncoje, babai deputet, bashke me kolegun Taulant Balla, shkojne ne komisariat, hyjne brenda me force, kercenojne oficerin e policise duke i vene armen ne koke, i kerkojne mbylljen e hetimit duke e kercenuar me jetë dhe dalin prej andej duke e nxjerre nga rajoni gangsterin e vogel te babit.

Oficeri i policise sot eshte larguar nga Shqiperia, per ti shpetuar horrave me imuntet dhe qendron i fshehur ne nje vend te BE-se.

Ylli Manjani (Jurist) - Shmangia e vemendjes nga kanosja e policit tek marrëdhëniet intime të vajzës së dhunuar me djalin e deputetit, quhet DIVERSION.

Diversioni është mjet klasik i propagandës së pushtetit. Rrefimi i “viktimës” bëhet për të prekur emocionet e njerëzve dhe për ti bërë ata të harrojnë thelbin e çështjes: kanosje .

Opinionit publik i intereson u kanos apo jo polici në kryerjen e detyrës dhe nëse po kush e bëri? Përse e kanosën është çështje tjetër, që më së shumti merret drejtësia.

Deri tani pushteti është i denoncuar (me emra), për kanosje! Tjetër gjë që pushteti përgjigjet me libër shtëpie...

Ervin Goci (Aktivist/Pedagog)- Vajza ka vajt 20 here neper komisariate, asnje nuk i ka dale per zot...horrat jane bere bashke dhe ia kane shkaterruar jeten. Dy deputete nga raca rilindase, kane vajt dhe i kane vene pistoleten ne koke oficerit te policise, per te mbyll çeshtjen. Kujdes, kjo nuk eshte skene filmi, kjo ka ndodhur realisht, dhe deputeti ne fjale shoqerohet rregullisht me banda, dhe ben gangsterrin verdalle. Keta plehra dalin ne mengjes me kollare si perfaqesues te popullit dhe ne darke leshohen lukuni ndaj te dobteve.

Ketyre u duhen thyer hundet!

Armand Maho (Gazetar) - Une nuk e di a ka qene Balla apo jo ne ate komisariat megjithese jam i prirur me se shumti te besoj oficerin e policise perpara nje mashtruesi gjenetik qe fatkeqesisht eshte deputet. Por fakti qe emri i tij ( Balles) i del sa ne Elbasan ne Durres, Fushe Kruje, Shkoder tek antaret e Bandes se lushnjes dhe kudo ku ndodhet krimi i organizuar do te thote shume. Tregon se nuk eshte gje tjeter vetem se sekseri i gjithe pislleqeve qe behen nen ombrellen e te berit shtet. Tipiku i provincialit qe per te bere perpara mund te beje gjithcka, te laje cdo cdo hale vetem qe ti tregoje Rames se eshte ushtar besnik i tij...

Doriana Metollari (Gazetare) – Fajin e kemi ne që nuk ju nxjerrim ju nga Parlamenti!

Flet për herë të parë Rrahman Rraja pas dëshmisë së Emiljano Nuhut: Djali ka patur probleme me vajzën që para dy vitesh

Të fundit