Flash News

KRYESORE

Denoncimi: Në Tiranë po blihen vota nga njerëz pas xhamave të errët

Denoncimi: Në Tiranë po blihen vota nga njerëz pas xhamave

Kandidati i LSI për deputet, Ralf Gjoni ka denoncuar tentativën për blerje votash në njësinë 3, në Tiranë. Gjoni fton qytetarët që të mos bien pre e shantazhit nga elementë që qarkullojnë “të fshehur pas xhamave të errët, nëpër rrugica të errëta, në këto orë të errëta të natës duke kryer akte të errëta”.

Reagimi i Ralf Gjonit:

Vini Re - Vini Re! Kujdes qytetarë të Njësisë 3 në Tiranë. Mos bini pre e shantazhit apo tentativave për blerje të votës tuaj. Vota juaj është vetëm e juaja dhe e lirë të shkojë atje ku doni ju të Dielën. Ju bëj thirrje të mos e shisni votën e të dokumentoni çdo tentativë për t'a blerë atë. I bëj thirrje policisë të monitorojë situatën pa pushim në terren e të verifikojë edhe elementë të caktuar të blerë brenda radhëve të saj. Pseudo-cubat e Rilindjes po vërehen duke qarkulluar të fshehur pas xhamave të errët, nëpër rrugica të errëta, në këto orë të errëta të natës duke kryer akte të errëta. Terri i Rilindjes nuk e tremb dot votën tuaj dhe nuk e zbraps dot fuqinë e LSI e cila do mbrojë çdo votë tuajën me çdo formë. Për çdo rast kemi informuar autoritetet kompentente, Misionin e ODIHR si dhe përfaqësitë diplomatike në Tiranë. Edhe pak orë na ndajnë nga 1 milion shuplakat që do i japin fund një herë e mirë arrogancës banditeske që po mban peng të ardhmen tonë. Besim, Kurajë e Fitore së Bashku! TBC...

Të fundit