Flash News

KRYESORE

Denoncimi nga Saranda: Kandidatët e Rilindjes blejnë vota me furgona policie

Denoncimi nga Saranda: Kandidatët e Rilindjes blejnë vota me furgona

Përmes një statusi në FB, LSI e Sarandës ka denoncuar ditën e sotme dy kandidatë të PS­së, Alket Hysenin dhe Ramiz Hysin, se po blejnë vota me furgona policie në Sarandë dhe Konispol.

LSI i bën thirrje ministrit të Brendshëm që të marrin masa për ndalimin e kësaj veprimtarie kriminale.

STATUSI

Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë, denoncon një rast të frikshëm të blerjes së votës nga kandidati i rilindjes Alket Hyseni. Në Konispol dhe Sarandë ka shpërthyer blerja e votave nën shoqërimin e furgoneve të policisë. Kandidatet e rilindjes Alket Hyseni dhe Ramiz Hysi janë në krye të këtij operacioni kriminal. I bëjme thirrje Ministrit të Brendshem dhe Drejtorit të Policise së Shtetit të marrin urgjentisht masa për të parandaluar këtë veprimtari kriminale.

Të fundit