Flash News

KRYESORE

Denoncimi për mbylljen e shkollave, Rama sulmon opozitën: Kukulla, po operojmë kancerin që zhvilluat ju

Denoncimi për mbylljen e shkollave, Rama sulmon opozitën: Kukulla, po

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas denoncimeve të shumta të opozitës shqiptare për mbylljen e qindra shkollave në mbarë vendin. Me anë të një reagimi në ‘Twitter’, Rama i konsideron deputetët e opozitës si kukulla në mbrojtje të klasave kolektive. Ai thotë se mazhoranca po operon kancerin që u zhvillua prej Partisë Demokratike duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë.

“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë”, shkruan Rama.

Deputetët e opozitës ishin sot në disa qarqe të vendit ku raportuan për mbylljen e 133 shkollave. Ky fakt ka shkaktuar edhe reagimin e disa intelektualëve në vend, të cilët e konsiderojnë të qëllimshme mbylljen e institucioneve arsimore.

Mbyllja në masë e shkollave, Aurel Plasari: Ky vend qeveriset nga ata që kanë frikë prej dijes

Të fundit