Flash News

KRYESORE

Denoncimi/ Policia me urdhër të Ramës kontrollon shqiptarët e Kosovës në hotelet e Tiranës, Durrësit e Vlorës

Denoncimi/ Policia me urdhër të Ramës kontrollon shqiptarët

Protesta e nesërme siç duket ka trembur qeverinë, e cila po merr masa për çdo protestues të mundshëm, përfshirë dhe ata të Kosovës.

Një qytetar, i ka shkruar ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e njofton se policia ka bërë kontrolle në hotelet ku ka kosovarë, në Vlorë, Tiranë dhe Durrës duke u kërkuar mjetet e identitetit.

“Miq, albanofobi Edvin Kristaq Mbatharaku është i tmerruar edhe nga mijra shqiptarë që kanë hyrë 24 orët e fundit në Shqipëri nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi Presheva, Milano, Vjena, Hamburgu, Londra, Parisi.

Duke dënuar qendrimet e tij prej mbatharaku të lemeritur, përshëndes vëllazërisht të gjithë ata shqiptarë që kanë ardhur dhe po vijnë për të dëshmuar dhe firmosur fundin e Kakistokracisë në Shqipëri”, shkruan Berisha në Facebook, bashkangjitur mesazhin.

Denoncimi i qytetarit publikuar nga Berisha:

Shfazohet i tmerruar Rama nga Kosovarofobia!

“Pershendetje doktor me urdhër te Rames ka shku policia në gjithe hotelet e Tiranes, Durresit dhe Vlores dhe u ka kerkuar qe t'i japin info per te gjithe kosovaret qe do ken ne hotel.

Policia u ben reprezale hoteleve per t'u marr identitetin e klienteve kosovar.”

Të fundit