Flash News

KRYESORE

Denoncimi: Pronari i lokalit gjakos qytetarin, mjeku manipulon diagnozën, policia e lë të lirë

Denoncimi: Pronari i lokalit gjakos qytetarin, mjeku manipulon diagnozën,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit pronari i një lokali në Lushnjë ka rrahur e plagosur vëllain e tij, ndërsa policia nuk reagon për ta arrestuar.

Ai i shkruan Berishës së krimi është bërë palë me shtetin dhe organet e drejtësisë, pasi edhe mjeku po manipulon diagnozën, ndërsa Prokuroria nuk nis hetimet.

Statusi i plotë:

Sot jane nje, narkopolicia dhe narkobandat!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

“Z.Doktor.

Ju shkruaj per te denoncuar komisariatin e Lushnjes,Prokurorin e Lushnjes dhe Spitalin e Lushnjes.

Vellai im eshte goditur pa asnje arsye, pa asnje sherr e debat ne nje lokal prane spitalit te Lushnjes nga pronari i lokalit shtetasi Edi Gega, ky i fundit ka thirrur ne ndihme edhe 3 shoket e tij qe nuk jan identifikuar nga policia. Pasi e kan goditur dhe gjakosur vellain ne prani te nenes se moshuar e kan marr dhe e kan hedhur ne rruge. Vellai esht ngritur nga nena dhe esht derguar ne urgjencen e spitalit ku ka marr sherbimin mjekesor dhe qendron prej 3 ditesh i shtruar ne gjendje te rend ne spital. Ne fillim dua te denoncoje se si eshte e mundur qe nuk arrestohet ne flagrance nga policia ky individe? Po sikur te ndodhi me e keqja per vellain dhe ky person te arratiset,kush mban pergjegjesi? Si eshte e mudur qe prokuroria e Lushnjes nuk nis hetimin? Dua te denoncoje edhe mjekun ligjor qe esht duke manipuluar diagnozen e vellait dhe duke shtrebeluar rastin. Si eshte e mundur qe ky prototip Edi Gega dhe prototipat e komisariatit qe e len te lire pine birra dhe raki sebashku pa mbajtur fare pergjegjesi? Ku esht shteti qe votuam ketu...? Per cfar vetingu flet kryeministri Rama kur vet shefat e komisariateve jan pale me krimin. Nese nuk behet drejtesi ...do te behet vetegjyqesi se nuk ka rruge tjeter perderisa nuk ka shtet ne Shqiperi.

Të fundit