Flash News

KRYESORE

Denoncimi/ Punonjësit e Doganave: Kemi gati dy muaj që po punojmë falas

Denoncimi/ Punonjësit e Doganave: Kemi gati dy muaj që po punojmë

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook mesazhin e një qytetari, i cili bën me dije se prej dy muajsh nuk marrin pagën e tyre në Doganë. Ata tregojnë se kjo vjen për pasojë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave për punonjësit me kontratë që nuk përfshin Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Gjithashtu, qytetari tregon se është doganier në Shëngjin dhe se punojnë pa kushte të mira punë dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm të Gjergj Lucës për heqje nga puna.

Postimi i plotë:

Doganierët në mëshirë të klientelës së Edvinit.

Gjergj Luca vendos për fatin e tyre.

Për punonjësit me kontratë asnjë qindarkë!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb

Përshendetje zoti Berisha, në VKM për punonjësit me kontratë në asnjë vend nuk përmendej Drejtoria e Përgjithshme e Doganave , si duket e kanë harruar qëllimisht, po kemi gati dy muaj që po punojmë falas për doganën edhe s’dihet se kur do dalë, kemi ngel në ajër në punojmë kot pa rrogë të tjerët marrin rrogat e dalin bredhin nëpër kafe të hysh tani nëpër zyra janë të gjitha bosh. flm

Përshëndetje, u bë shumë kohë që denoncoj dhe ti nuk i bën publike. Te shkruaj nga Shengjini dhe jam vetë doganier, e di se mund t’i prish shumë punë vetes, por po të shkruaj sepse ti e bën publike. Dogana është tek lokali i GJERGJ LUCËS, nuk kemi asnjë lloj kushti as kurrgja. Thjesht ka fitu Edi Rama dhe ia ka dhanë këtij legeni këtë tender. Tani po na bën dhe presion zoti GJERGJ LUCA se do ju heq nga puna, e kam në dorë për punë të votimeve. Une nuk jam partiak, por te lokali ROZAFA në Shëngjin akoma s’kanë as kasë fiskale dhe ky zotëria e mban hapur akoma. Ju lutem anonim

Të fundit