Flash News

KRYESORE

Denoncimi/ Rama i shoqëruar nga eskorta kalon pranë burgut të Spaçit, por e shpërfill në mënyrë të ftohtë

Denoncimi/ Rama i shoqëruar nga eskorta kalon pranë burgut të

Demokrati Tomor Alizoti ka publikuar një video ku eskorta e kryeministrit Edi Rama kalon pranë burgut famëkeq të Spaçit, pas vizitës që kishte zhvilluar në minierën e kësaj zone.

Ndryshe nga sa do vepronte një kryeministër i vetëdijshëm për të kaluarën e popullit të tij, Rama nuk është ndalur për asnjë minutë në gërmadhat e këtij burgu, por ka vijuar rrugën duke e shpërfillur në mënyrë të ftohtë.

“Sapo më dërguan pamjet filmike të kryeminstrit i cili paska qenë në minierën e Spaçit. Rrugën të cilën shumë nëna me zemër të thyer e lanë me lot, kryeministri me makina luksoze nuk dënjoi të kthejë as kokën e jo më të ndalojë në kampin e shfarosjes, të ndërtuar nga partia i tij Nënë! E trishtueshme”, shkruan Alizoti.

Prej vitesh kryeministrit Rama i qëndron në tryezë kërkesa për ta kthyer burgun e Spaçit në një muze në nder të personave që kanë vuajtur aty barbaritë e sistemit komunistë, si dhe për ata që nuk dolën dot të gjallë prej andej. Por përgjigjja e Ramës ka qenë kthimi në muze i dy bunkerëve që diktatori Enver Hoxha i ndërtoi për të siguruar jetën e tij. 

Të fundit