Flash News

KRYESORE

Denoncimi/Spitali që inaguroi Rama në Elbasan, është inaguruar më parë nga Halim Kosova

Denoncimi/Spitali që inaguroi Rama në Elbasan, është

Ish-kryeministri Berisha ka bërë një denoncim lidhur me një informacion që i ka ardhur nga një qytetar në rrjetet sociale, për spitalin që Rama inaguroi në Elbasan, por që në fakt ishte ndëruar nga Halim Kosova, gajtë qeverisjes së PD-së.

Qytetari shprehet se spitali ishte i ri dhe të gjitha pajisjet u siguruan nga qeveria e PD, ndërkohë që Rama nuk ka investuar asnjë qindarkë edhe pse e "shiti" si punë të vetën.

"Spitali që inaguroj Rama në Elbasan ëshë inaguruar nga Dr Halim Kosova në vitin 2013. Është i njëjti spital, e njëjta godinë. Spitalin e ndërtoi plotësisht dhe me të gjitha paisjet qeveria e PD. Rama që nuk ka asgjeë të vetën për të treguar paraqet veprat e ndertuara nga ju si të vetat", shkruhet në postimin e Berishës.

Postimi i plotë:

Paturpësi!

Kallam Deshtaku riinauguron spitalin që inauguroi Dr Halim Kosova në vitin 2013!

“Doktor ju përshëndes! Spitali që inaguroj Rama në Elbasan ëshë inaguruar nga Dr Halim Kosova në vitin 2013. Është i njëjti spital, e njëjta godinë. Është spitali i kirurgjisë obsetrike, gjinelogjisë. Ai ka mbi 440 shtretër, një investim prej 500 milion lekësh. Në katin e parë është Kirurgjia. Në kat të dytë janë sallat operatore, lart është obsetrik Gjinekologjia. Po të dërgoj kronikën e inagurimit të spitalit.

Lajmi është për obsetrik gjinekologjinë sepse ajo u transferua e para. Më pas kaloi kirurgjia, pas qershorit. Por Spitalin e ndërtoi plotësisht dhe me të gjitha paisjet qeveria e PD. Rama që nuk ka asgjeë të vetën për të treguar paraqet veprat e ndertuara nga ju si të vetat. I gjithë Elbasani e di se spitali është i ri dhe nuk është investuar asnjë qindark për rikonstruksion siç mashtroj Rama me ndrikullën Manastirliu, është blerë vetëm një aparat rezonance.Doktor ai ëshë i pafytyrë.

Dhe këtu mund të ketë spekuluar Rama me ndonjë investim dhe e ka interpretuar si inagurim.

Të fundit