Flash News

KRYESORE

Denoncimi te Berisha: 20 ditë para vrasjes, vëllai i Fatbardh Licit i dërgoi Ramës SMS, Artan Hoxha dezinformon

Denoncimi te Berisha: 20 ditë para vrasjes, vëllai i Fatbardh Licit i

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon denoncimin e vëllait të Fatbardh Licit, i cili pak ditë më parë ekzekutua në një lokal në lagjen “Guerile” në Shkodër.

Në denoncimin e publikuar në rrjetet sociale, vëllai M.L shkruan se 20 ditë para vrasjes, i kishte dërguar SMS kryeministrin, pasi familja e tij ndihej i kërcënuar, por askush sipas tij nuk mori masa.

Kujtojmë, se Fatbardh Lici i ekzekutuar me 15 plumba ishte vëllai i Mustafa Licit, këshilltar në Këshillin Bashkiak në Shkodër.

Statusi i Berishës dhe denoncimi :

Asnje hetim per vrasjen e paralajmeruar te Shkodres!

Qytetari dixhital denoncon:

- Asnje hetim nga policia dhe prokuroria e Shkodres per vrasjen e vellait te tij!

- Ai kishte njoftuar policine dy jave para se te ndodhte krimi.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Persh.doktor jam M.L shkoder.desha tju informoj per ngjarjen e fundit ne shkoder sepse gazetari tan hoxha ka ardhur ketu ne sherbim te bandave te kryeministrit me dizenformu.me kane vrare vellane para 1 jave dhe askush nga policia e prokuroria nuk ka ardhe me pyete kush ju vravi. 20 dite para vrasjes i kam derguar sms kryeministrit se familja ime nuk ndihet e sigurte nga bandat tuaja.me respekt.”

 

Të fundit