Flash News

KRYESORE

Denoncimi te Berisha/ "Bandat e drejtorit të Portit të Durrësit, godasin me pistoletë punonjësin e Forcave të Sigurisë"

Denoncimi te Berisha/ "Bandat e drejtorit të Portit të

Një qytetar ka denoncuar pranë ish-Kryeministrit Sali Berisha dhunën ndaj punonjësit te Forcave te Sigurise Portuale që sipas tij është ushtruar nga bandat e drejtorit të Portit të Durrësit Agron Tare. Sipas tij, punonjësi ndodhet në gjendje kritike për jeten në Spitalin Ushtarak.

Kujtojmë që Agron Tare u vu në krye të Portit të Durrësit nga ministrja Belinda Balluku. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Afrim Bakajn. Agron Tare është vëllai i Igli Tares dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Auron Tare. Agron Tare ka mbajtur postin e konsullit të nderit në Turqi, ku gjatë asaj kohe përdorte emrin “Gent”.

Denoncimi i qytetarit publikuar nga Berisha:

Po fshihet nje krim i shemtuar nga narkozyrtaret!

Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital. sb

Pershendetje doktor.

Dje ne mbremje ka ndodhur nje ngjarje e pazakonte,ku bandat e drejtorit te Portit te Durresit Agron(Genti)Tare,

kan rrahur dhe goditur me pistolete nje punonjes te Forcave te Sigurise Portuale.

Punonjesi ndodhet ne gjendje kritike per jeten ne Spitalin Ushtarak.

Drejtori narkoman i portit i cili e ka kthyer zyren ne nje qender te pirjes se kokaines. Se bashku me bandat e tij dhe Policine e Shtetit po tentojne ta mbajne te fshehur si ngjarje....... Ju lutem anonim

Të fundit