Flash News

KRYESORE

Denoncimi te Berisha: Drejtorin e shkarkuar të Aluzini-t e mban në detyrë deputetja e PS; ndajnë lekët bashkë

Denoncimi te Berisha: Drejtorin e shkarkuar të Aluzini-t e mban në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh ku denoncohet deputetja e Partisë Socialiste, Vilma Bello. Sipas këtij mesazhi, Bello ka ndikuar që Ardian Musta, ish-drejtor i ALUIZNI-t në Vlorë, të vijojë të qëndrojë në detyrë edhe pse ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e shkarkoi në muajin nëntor për korrupsion.

Në mesazh thuhet se Musta qëndron ende në detyrë sepse ndanë lekët e korrupsionit me deputeten Bello.

Reagimi i Sali Berishës:

E shkarkuan për korrupsion drejtorin e Aluiznit në Vlorë por ndrikull Bello e mbanë në detyrë! sb

Përshëndetje doktor,

Kjo qeveri është kapur kokë e këmbë nga korruspioni. Para një muaj ministrja ndrikull e Drejtësisë doli në media dhe shkarkoi drejtorin e ALUIZNI-t Vlorë bashkë me dy shefat aty. Sot ky drejtor vazhdon akoma në punë se e mban deputetja Vilma Bello, pasi ndajnë lekët bashkë, ndërsa ne na hoqën pa asnjë arsye nga puna. Vilma Bello e mban atë se ai është sponsor kryesor për të dhe e do për fushatën e bashkisë, pasi ‘Edi Drama’ do e çoj për kr bashkie. Çfarë nuk po shohim doktor. Anonim të lutëm.

Të fundit