Flash News

KRYESORE

Denoncimi te Politiko.al, si po zvarritet prej vitesh qytetarja nga Artan Lame dhe ALUIZNI për të drejtën e saj

Zonja Ilirjana Mezini, pasi është sorrollatur për vite të tëra nga institucionet shqiptare, për një hapësirë publike të zaptuar në mënyrë të paligjshme mu përpara ballkonit të saj, duke bllokuar edhe rrugën e kalimit për këmbësorët dhe duke mos i lejuar as që të mund të nderë rrobat e shtëpisë, pasi zpatuesi i ka prerë edhe hekurat e nderjes, i është drejtuar Politiko.al, me një sër shkresash dhe dokumentesh, që dëshmojnë qartazi sorrollatjen që i është bërë.

Në mënyrë të veçantë përgjegjësia bie mbi ALUIZNI-n dhe drejtuesin e këtij institucioni Artan Lame.

Lame e ka pritur Zonjën Mezini dhe i ka premtuar se halli i saj do të marrë fund, por pas këtij takimi ai i është shmangur dhe për zonjën Mezini ka nisur një ping-pong shkreasash mes institucioneve, ndërkohë që hapësira publike vazhdon të jetë e zaptuar.

Lame i është përgjigjur vetë në Facebook zonjës duke i thënë se bëhet fjalë për një ndërtim të paligjshëm që duhet prishur nga IKMT-ja.

Por kjo e fundit i ka bërë me dije zonjës Mezini se se ndërtimi në fjalë është në proces legalizimi dhe pa u shprehur ALUIZNI i Lames nuk mund të prishet.

Edhe pse Lames i është bërë i ditur vazhdimisht ky fakt, çështja vazhdon të mbetete e pazgjidhur.

Por ja si ka nisur historia, e rrëfyer nga vetë zonja Mezini:  

Hapesira qe shikoni ketu te zene me vazo e tjegulla,ka qene rrugica nga kalonin banoret e lagjes.

Pallati eshte ndertuar mbi themelet e shtepise se katragjysherve te mi!

Por cfare ndodh?

Pas v.1997,kur ne ishim ne emigrim,fqinja e shtepise private ZAPTOI trotuarin e pallatit dhe rrugicen duke ndertuar nje mur i cili ka bllokuar daljen nga krahu tjeter!

 

Ish shoferi i .Antikontrabandes,ZAPTOI ME MUR E ME HEKURA RRUGICEN NGA KALONIN BANORET,DUKE BERE KETE SHTESE PA LEJE POSHTE BALLKONIT TIM,AI PREU EDHE TUBAT E BALLKONIT QE NEVOJITESHIN PER RAST EMERGJENCE,KUR MUND TE SHPERTHENTE CEZMA!

NE KEMI QENE NE EMIGRIM KUR KA NDODHUR KJO!

Nuk mund te varim asnje rrobe jashte ,carshafet,bataniet 17 vjet i kemi varur ne ballkon,ndersa shoferi i ANTIKONTRABANDES SHTEPINE NE KATIN E PARE E KA DHENE ME QERA DHE KA BLERE SHTEPI TE DYTE,NE VITIN 2005,NE KATIN E DYTE,PRANE BALLKONIT TIM ESHTE DRITARJA DHE KONDICIONERI I SHTEPISE SE TIJ.

SHTEPIA ESHTE BLERE PLOT 58 MILION LEKE!

 Ne v.2007 inxhinierja e urbanistikes ne Njesine Bashkiake nr.9 i dergoi raport kryetarit te njesise bashkiake te asaj kohe dhe ky i dergoi shkrese zyrtare Policise Bashkiake te asaj kohe per,prishje ndertimi.

Kur erdhi inspektor Kastrioti te lajmeronte per prishjen,fqinji im qe atehere punonte si shofer i ANTIKONTRABANDES,"tundi" shkallen me telefonata qe i bente nje punonjesi me emrim MAKSI...sepse vec emrim tij degjohej ne shkalle.

Si perfundim,NDERTIMI PA LEJE NUK U PRISH !

Para dy vjetesh,ne IMT mora vesh se Maksi paska qene drejtor i Policise Ndertimore ne v.2007.

KETE SHKRESE ZYRTARE E KA EDHE ALUIZNI POR NUK E VLERESOI FARE...

 Beri te paditurin, ndonese une edhe me lart, edhe me pas, edhe ne dhjetor te v.2015 i shkrova se komshiu e ka cuar shtesen e paligjeshme per legalizim dhe IMT NUK MUND TE VEPROJE PA,U SHPREHUR ALUIZNI...

PINGPONG ME MUA, JURISTE, PO ME ATA QYTETARE TE GJORE QE MEZI SHKRUAJNE EMRIN E TYRE.

Ne tetor te v.2017 takohem personalisht me Artan Lamen e mallkuar!

Para nje punonjesesmse te tij qe mori pjese ne takimin tone me, duke qeshur me pyeti"Ti je ajo qe me ben rrezil ne fb?" Une me shpoti, duke buzeqeshur ia ktheva"Dmth i paske lexuar komentet e mia dhe nuk me pergjigjegje".

Eh nejse,ai me premtoi ate qe me kishte shkruar ne fb e tij,SHTESA DO TE PRISHET!!!

Duke iu kthyer nepuneses se tij i tha"Duhet t'i dergojme shkrese IMT-se per te prishur ndertimin pa leje!"

Une i rikujtova"Z. Lame,jua kam thene edhe me pare dhe ju e dini se IMT NUK VEPRON DOT PA U SHPREHUR ALUIZNI! JU SKUALIFIKONI DOSJEN PER ZAPTIM TE HAPESIRES PUBLIKE DHE ATEHERE NDERHYN IMT!

KETE PERGJIGJE IMT I KA  DHENE EDHE AVOKATES SE POPULLIT,Z.ETILDA GJONAJ( perpara se te emerohej Ministre e Drejtesise).

Ai me pyeti"E ke ate shkrese?"

Une iu pergjigja"Po,jua sjell neser" dhe te nesermen ia dergova nepuneses se tij!

Por qe nga muaji tetor e deri ne nentor une shkova 5 here te Aluizni Qendror qe te marr pergjigje!

Arroganca e disa punonjesve atje me ka bere te shperthej ne lote,shume e deshperuar per kete mashtrim!

Bera nje ankese,kjo qe po ju dergoj por ende,deri tani asnje pergjigje nga Aluizni Qendror!

Arroganca e Lames nuk ka kufi,ndaj ia kam hequr titullin"Zoteri"!

Ai NUK ESHTE "ZOTERI"

Nje "ZOTERI" Nuk sillet ne menyre kaq arrogante,kaq te poshter!

Ne dhjetor te v.2017 u nis DOSJE me materiale,shkresa,fotografi me dhe pa ngjyra disa institucioneve.

Nje nder ta ishte dhe Ministria e Drejtesise,personalisht zj.Etilda Gjonaj mqs ajo kishte dijeni qe kur punonte te institucioni Avokatit te Popullit ne lidhje me arrogancen dhe indiferentizmin d Artan Lames dhe Aluiznit Vendor qe ende nuk po SKUALIFIKONIN nga legalizimi dosjen e Haxhi Allaman Trese per shkak te ZAPTIMIT TE HAPESIRES PUBLIKE,RRUGICES NGA KALONIN BANORET E LAGJES,PUSHTIMIN E TROTUARIT TE PALLATIT ETJ.

Brenda ishte dhe shkresa e ish Kryetarit te Njesise Bashkiake nr.9 e v. 2007 drejtuar Policise Bashkiake!

Pas nje muaji u intersova ne Ministrine e Drejtesise per nr.e protokollit dhe emrin e personit qe e kishte marre ate dosje per ndjekje.

Me dhane nr.e protokollit e me thane se dosjen e ka marre per ndjekje nje drejtoreshe e asaj ministrie me mbiemrin TRESKA.

Kur kerkova takim me te me thane se nuk ishte e mundur por duhej t'i drejtohesha portalit Shqiperia qe duam...

E sqarova se i kam  shkruar edhe atje,edhe ne komente kryeministrit por pergjigje askush nuk me ka dhene.

Eh nejse, para dy ditesh mora kete pergjigje nga Ministria e Drejtesise, pergjigje e firmosur nga nje person tjeter e jo zj.TRESA qe i figuron emri ne protokoll.

Pergjigje absurde,vetem te me vonojne ne nje kohe qe duke patur shkresen e drejtuar zj.Etilda Gjonaj nga IMT,duke patur shkresen e kryetarit te njesise bashkiake nr.9 ,te v.2007, drejtuar Policise Bashkiake nr.9 per prishje te objektit pa leje,duke patur fotografite duhej te urdheronin Artan Lamen qe menjehere te skualifikonte dosjen nga procesi legalizimit!

Por cfare ndodhi?

Keta i drejtohen perseri Aluiznit vendor e qendror ...

PO ME KALISIN DURIMIN...!

I kisha derguar nje dosje me shkresa e fotografi edhe Erjon Velise,ndonese e di qe ai nuk mund te shprehet por te pakten ta vija ne dijeni sesi Aluizni vendor e qendror,Artan Lame ende nuk po skualifikonin dosjen ne proces legalizimi ndonese objekti qe priste ne rradhe kishte zene HAPESIREN E PERBASHKET...

Keta te protokollit ia dergojne dosjen IMT-se,NDONESE NE DOSJE ISHIN SHKRESAT E ALUIZNIT!

Si ia dergojne IMT-se per ndjekje kur keta nuk mund te veprojne pa u shprehur ALUIZNI?

Kete rregull e mesova une,po ata qe punojne ne Bashki???

Dhe me te drejte IMT me dergon kete shkrese,ndersa punonjesja e paafte e Bashkise behet shkak per vonesen e pergjigjes dhe nderhyrjes!??

Ndonese i shkruaja per Aluiznin,ajo ia dergoi ceshtjen per ndjekje IMT-se.

Zaten ENDE NUK ME KA DHENE PERGJIGJE,NDONESE NE RRJESHTIN E FUNDIT PREMTON SE DO TE ME IMFORMOJE...

Kjo,ne korrik te v.2016...jemi ne dhjetor te v.2018...

JA SI RROTULLOHEN QYTETARET...

DHE UNE PYES,KETA NEPUNESA SHTETI JANE TE PAAFTE APO TE KORRUPTUAR???

 

Dy pergjigjet kontradiktore qe jep e njejta drejtori,qe firmos i njejti drejtor i pergjithshem,Diton Baboci...

Zaten kam bere ankese ne Bashki e pres pergjigje,cila nga keto eshte korrektja❓❓❓

Epo,te ndryshoje pergjigja brenda 9 muajve te te njejtit vit...CUDIRAT NDODHIN VEC NE SHQIPERI!??

 

Më poshtë fotot e ndërtimit pa leje dhe dokumentat e denoncimit të çështjes, si dhe një reagim i Artan Lames në Facebook ndaj Zonjës Mezini.

Të fundit